Zvicër, arrestohet një xhihadist në Aeroportin e Cyrihut



Policia zvicerane ka arrestuar një person të dyshuar si xhihadist në Aeroportin e Cyrihut. Personi i arrestuar ishte kthyer nga Turqia në Zvicër.
Gazeta Tribune de Geneve tha të mërkurën se 29-vjeçari ishte arrestuar më 9 gusht, ndërsa kthehej në Zvicër pas nëntë muajsh qëndrim në Turqi, transmeton koalb.com.
Zvicerani me origjinë nga Tunizia, i cili është banor i zonës frëngjisht-folëse të Zvicrës, është akuzuar për lidhje me një organizatë terroriste dhe është lënë në paraburgim.
Arrestimi është bërë në lidhje me procedurat penale që prokurorët hapën me 12 shkurt të këtij viti. /Koalb.com