Ivanov letër ndërkombëtarëve: Platforma shqiptare u shndërrua në kusht për formimin e qeverisë
“Republika e Maqedonisë tanimë dy vjet e gjysmë po kalon nëpër një krizë të thellë politike. Me lehtësimin e BE-së dhe SHBA-ve u arrit Marrëveshja e Përzhinës si parakusht për organizimin e zgjedhjeve e parakohshme parlamentare të lira dhe demokratike dhe formimi i qeverisë së RM-së që do të fokusohej në reformat prioritare.
Më 11 dhjetor 2016 u mbajtën zgjedhjet e lira dhe demokratike, të cilat u përshëndetën nga të gjitha palët. Por në vend të daljes nga kriza dhe fokusimit në përmbushjen e reformave prioritare, ne sërish u gjendëm në një krizë të thellë politike. Gjegjësisht, pas zgjedhjeve, tre nga katër partitë politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë në mbështetjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrit të tij për punë të jashtme në Tiranë krijuan Platformën për shqiptarët e republikës së Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në letrën e Ivanovit, drejtuar institucioneve të lartpërmendura.
Ivanov thekson në letër se Platforma shqiptare u shndërrua në kush për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.


Comments are closed.