Ministria e Kulturës e dënon shkatërrimin e Muzeut të Alfabetit shqip në Manastir
Ministria e Kulturës e dënon ashpër shkatërrimin e pjesës së jashtme të institucionit nacional Muzeu i Alfabetit shqip në Manastir, ku është prezentuar një pjesë e historisë kulturore të popullit shqiptar në Republikën e Maqedonisë.
“Historia e popullit shqiptar është një pjesë e trashëgimisë së përbashkët multikulturore që është reflektim i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë. Në këtë drejtim, apelojmë për rezistencë ndaj dhunës dhe respektim të trashëgimisë kulturore të shtetit tonë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.

Comments are closed.