Qeveria reagon pas vërshimeve, nuk jep sinjale për ndihmë ndaj të dëmtuarve nga reshjet

251

Qeveria e Kosovës, ka njoftuar se po e përcjellë me vëmendje situatën në terren pas reshjeve të shiut dhe se për këtë ka ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reaguese, më qëllim të reagimit ndaj situatës së krijuar nga të reshurat.
Po ashtu nga qeveria është thënë se Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, dhe Zëvendësministri i Ministrisë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Imri Demelezi, bashkë me kryetarët e komunave dhe zyrtarë të institucioneve përgjegjëse po vizitojnë komunat e prekura, për të parë gjendjen dhe për të koordinuar veprimet për ofrimin e mbështetjes së nevojshme, shkruan lajmi.net

“Qeveria e Republikës së Kosovës, me vëmendje po e përcjellë situatën në terren pas reshjeve të shumta të shiut. Për këtë kemi ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reagues, me qëllim të reagimit ndaj situatës së krijuar nga të reshurat”, thuhet ndër tjerash nga qeveria.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, me vëmendje po e përcjellë situatën në terren pas reshjeve të shumta të shiut. Për këtë kemi ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reagues, me qëllim të reagimit ndaj situatës së krijuar nga të reshurat.

Ministri i Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi, dhe Zëvendësministri i Ministrisë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Imri Demelezi, bashkë me kryetarët e komunave dhe zyrtarë të institucioneve përgjegjëse po vizitojnë komunat e prekura, për të parë gjendjen dhe për të koordinuar veprimet për ofrimin e mbështetjes së nevojshme.

Niveli qendror është në gjendje gatishmërie që t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ka njoftuar të gjithë akterët dhe ka përcjellur njoftimin për ngritje të nivelit të gatishmërisë dhe bashkë po e monitorojnë gjendjen. AME është duke e përcjellur gjendjen në vazhdimësi dhe është e gatshme për reagim me Njësitë Profesionale të Zjarrëfikësve dhe Shpëtimit në Komuna.

Vërshimet kanë prekur disa fshatra të Gjakovës dhe Rahovecit dhe lagjet në qytetin e Gjakovës. Më e rënduar ka qenë gjendja në lagjet “Shote Galica”, “ Yllka Domi”, “Dergut Vokshi”, “Permet Vula” dhe disa lagje tjera në qytetin e Gjakovës.

Ministria e Punëve të Brendshme/Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka ofruar kontributin me zjarrfikës të cilët janë angazhuar në evakuim në lagjen “Shote Galica” dhe në lagjet tjera.

Është ngritur niveli i gatishmërisë dhe nga Prishtina është nisur një njësi me pompa për tërheqje të ujit me kapacitet të madh.

Një njësi e kërkim shpëtimit të AME-së është në gatishmëri, nëse duhet të shkojë për mbështetje, por aktualisht nuk ka nevojë për një veprim të tillë.

Policia e Kosovës gjatë tërë kohës po qëndronë pranë qytetarëve në këto komuna.

Qytetarët mund ta bëjnë informimin në Qendrën Operative Emergjente, përmes numrit unik (të integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cilido vend në Republikën e Kosovës).

Gjithashtu mund të thirrin edhe në këta numra:

Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit, në numrin e telefonit 193,
Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192,
Ndihmën e shpejtë , në numër të telefonit 194. /Lajmi.net/

Comments are closed.