Tahiri: Me pazotësinë e Kurtit, dinari u bë çështje ndërkombëtare
Ish-ministrja dhe kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se ‘pazotësia e Kurtit, e bëri dinarin çështje ndërkombëtare’.
Ajo shkruan:
Dinari u nderkombetarizua deri ne Keshillin e Sigurimit – kur Shefi i pare i UNMIKUT De Melo provonte te na bindte se ne Kosove duhet te vazhdojne ligjet qe kane qene ne fuqi para luftes pra edhe dinari, ne i permbysem keto insistime te OKB.
Sot me pazotesine e Kurtit dinari u be ceshtje nderkombetare, ne vend se te promovohej suksesi jone qe atehere u beme shteti pare qe perdorte valute evropiane dhe jo jugosllave.
Gjate okupimit zbatuam marken gjermane, pasluftes euron.
Kosova ka shenuar suksese historike, por ja qe solli nje kryeminister qe i kthen mbrapa arritjet tona.

