Vdes në vend punishte një person në Skenderaj

Një person ka ndërruar jetë sot në vend punishte në fshatin Qiraz të Skenderajit.
Rasti ka ndodhur gjatë orës 13:43.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se personi ka vdekur në rrethana ende të pa sqaruara.
“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43 është raportuar se në një vend punishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore”, ka thënë Avni Zahiti. /Lajmi.net/