Fiks 100 ditë që nga zgjedhjet: Kurti mbyllet ‘hermetikisht’ ndaj publikut, numrat i bien në 52

Çante mes përmes gazetarëve me të njëjtat fjalë: “Së parti rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj…”
Janë bërë 100 ditë që nga zgjedhjet dhe janë shterruar të gjitha ‘pastaj’-të, tash Albin Kurti tash s’i flet më as ato pakë fjalë për media, me të cilat suspendonte të gjitha pyejet dhe përgjigjet publike.
Tetëmbëdhjetë seanca konstitutive, tetëmbëdhjetë dështime – Albin Kurti s’ka shumicë të thjeshtë për të votuar kryetar kuvendi dhe për të formuar qeveri.
Lidhja Demokratike e Kosovës e refuzoi tri herë ofertën e Vetëvendosjes për bashkëqeverisje – ndërsa numrat në parlament duket të shkojnë të bien ditë e më pak.
Në seancën e tetëmbëdhjhetë për të votuar Albulena Haxhiun, votat ranë në 52 – shifra më e lartë e votave për të kishte shkuar në 57.
Tash Vetëvendosja synon përtej Rregullores së Kuvendit që përcakton mbajtjen e seancave jo më larg se çdo 48 orë t’i kthejë ato në javore.
Partitë ish-opozitare e kanë refuzuar kategorikisht këtë propozim të Vetëvendosjes.

Kurti doli nga ndërtesa e Kuvnedit të Kosovës, i rrethuar 360 shkallë nga numër i madh i mbrojtjes së vet fizike, dhe shkoi në ndërtesë të qeverisë: dukshëm në tension dhe pa fjalë për media si tash e disa muaj.
“Në situatën në të cilën gjendemi seanca konstituive nuk do të duhej të ndërprehej më të gjatë se 10 minuta deri në konstituim”, tha deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.
“Për LVV-në, ky është problem, dmth. problem që deputetëve po ju duhet të vijnë në Kuvend çdo 48 orë. Pra, për ata nuk është problem fakti që vendi është pa Kuvend funksional, pa Qeveri legjitime, pa institucione që u përgjigjen sfidave të qytetarëve, me projekte të bllokuara dhe qindra miliona euro donacione të humbura, problemi për LVV-në është orari i seancave”, shtoi ajo.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas dështimit të seancës tha se është “fakt i dëshmuar” që Albin Kurti nuk dëshiron të zhbllokojë gjendjen në Kuvend të Kosovës “sepse nuk është në interes të tij”.
Albin Kurti “ka vendosur të vazhdojnë agoninë e mosthemelimit të institucioneve”, tha Memli Krasniqi para gazetarëve.
“S’kemi krizë juridike, por politke – edhe përgigja dhe zgjidhja dhet të jetë politike. Duhet edhe adresim në Gjykatën Kushtetuese. Presidentja është brenda kompetencave që ia lejojnë një gjë të tillë. Kam kërkuar nga ajo që t’i drejtohte me pyetje kushtetuese, nuk e d nëse do ta bëjë por vullnet ka shpreh që në një pikë të caktuar të bllokadës, ta bëjë”, tha ai.
Kryetar i Lidhjes Demokratke të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha atë që kishte ndarë nga taimi i përgithshëm i të gjithë liderëve në Presidencë të Kosovës, se Albin Kurti ka thënë se “nuk ka urgjencë” për krijimin e institucioneve të reja legale dhe funksionale.
“Mungesa e urgjencës është lajm i keq për Kosovën, Kosova ka nevojër për institucione, është e pakuptueshme si një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëjë një shumicë minimale”, tha Abdixhiku.