Avokati Koci, deputetëve: Ktheni pagat, mos e hani djersen e popullit

Avokati Arianit Koci, i cili disa herë ka protestuar para kuvendit për ngërçin politike, ka kërkuar nga deputetët që t`i kthejnë pagat që i kanë marrë deri me tani.
Ai ka vlerësuar se ata duhet t`i kthejnë pagat që i kanë marrë gjatë kohës sa Kuvendi ka funksionuar jashtëligjshëm.
Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se deputetët duhet ta kthejnë djersen e popullit.
“Mos e hani djersën e popullit. Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025. Pra, deputetët kanë marrë paga për një periudhë kur Kuvendi ka funksionuar jashtëligjshëm. I ftoj deputetët t’i kthejnë pagat e kësaj periudhe”, ka shkruar ai.