Vrasja që tronditi SHBA-të, momenti kur agjentët qëllojnë mbi makinën e Renee Good
Publikohen pamjet e rënda të regjistruara nga celulari i një agjenti të imigracionit në SHBA, i cili qëlloi për vdekje shtetasen Renee Nicole Good gjatë një operacioni në Minneapolis më 7 janar. Videoja e shpërndarë vetëm pak orë pas ngjarjes tregon momentet e tensionuara kur makina e viktimës ndodhej e ndaluar në një lagje banimi përpara se situata të degradonte në dhunë. Në pamje dëgjohet gruaja duke komunikuar me agjentët, por situata ndryshoi menjëherë sapo një pjesëtar i forcave të rendit i kërkoi asaj të dilte nga automjeti.
Sipas pamjeve, pasi mori urdhrin për të zbritur, Good kreu një manovër duke e dhënë makinën fillimisht mbrapa dhe më pas u nis me shpejtësi përpara në drejtimin ku ndodhej agjenti. Në këtë moment dëgjohen të shtënat e armës që rezultuan fatale për gruan, ndërsa automjeti i saj përfundoi duke u përplasur me një makinë tjetër të parkuar aty pranë. Ngjarja ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh dhe kritikash ndaj administratës Trump, duke hapur një debat të ashpër mbi veprimet e agjentëve federalë.
Ndërsa zyrtarët federalë e kanë mbrojtur veprimin e agjentëve duke e klasifikuar si vetëmbrojtje dhe madje duke e cilësuar incidentin si një akt terrorizmi të brendshëm, përfaqësuesit demokratë e kanë hedhur poshtë këtë version. Sipas tyre, forca e përdorur ishte e tepërt dhe pretendimet për vetëmbrojtje nuk qëndrojnë në këtë rast. Ky incident ka rritur tensionet politike në vend, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e asaj që ndodhi në rrugët e Minneapolis.
This is a look at #ReneeNicoleGood's final moments from an ICE Agents prospective.
He shoots her then calls her a fvcking b!tch, because they don't value life.
Case closed #AbolishICENow!pic.twitter.com/BQiDkjKjBX
— Shayla Sweatt (@shay_sweatt) January 9, 2026


Comments are closed.