Dolce dhe Limi shkëmbejnë puthjen e parë në shtëpi
Afrimiteti mes Dolces dhe Lim Hotit është vënë re tejet shumë në këto dy ditët e fundit.
Dyshja janë parë duke kërcyer e qëndruar pranë njëri-tjetrit mjaft shumë, gjë që ka pasur edhe spekulime.
E pas spektaklit të së hënës, ata kanë shkëmbyer puthjen në parë në buzë.
Kjo ka bërë bujë shumë të madhe pasi Limi ka pak ditë që është futur në shtëpinë e Big Brother.
Ai njihet si ish-partneri i Alba Pollozhanit, me të cilën siç tha ka mbyllur historinë prej muajsh.
Edhe pse banorja nuk e ka pranuar një gjë të tillë, pasi u shpreh se komunikimi i tyre ka vazhduar edhe për shumë kohë.
Megjithatë, mbetet për t’i parë risitë që do të jenë këtë kohë në Big Brother, në kuadër të kësaj historie. /Telegrafi/

