Françeska Murati flet për fenë: “Fal pesë vakte, por nuk mbulohem”

155

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, ka befasuar ndjekësit me një përgjigje të dhënë së fundmi sa i përket fesë myslimane.

“A i mbështet femrat që janë me mbulesë”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga një ndjekës.

“Çdo femër është e lirë të bëj çka të doj zemra saj. Secila ka rrugën dhe bindjet e veta”, u përgjigj ajo.

E njëjta tregon se fal pesë vakte, ndonëse kjo gjë nuk është ditur për të.

“Unë përshembull falem 5 vakte dhe pse nuk do zgjidhja si gjë për veten time. Mbështes çdo grua në zgjedhjet e saj”, theksoi tutje.

Ajo tani po bën rolin e opinionistes në Big Brother Fan Club, si pjesë e formatit bashkë me Arjan Konomin.

Edhe pse ka qenë para dy viteve në këtë reality show, Françeska vazhdon akoma të jetë e përfolur në rrjete sociale e shtypin rozë. /Telegrafi/

Comments