Tronditje në Vjenë: 14-vjeçarja vret me thikë një grua 64-vjeçare në varreza – motivi mister
Nje 14-vjeçare dyshohet se vrau me thikë një grua 64-vjeçare në varrezë në Vjenë – motivi ende i paqartë
Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se ka vrarë me thikë një grua 64-vjeçare në një varrezë në Vjenë. Viktima u gjet e vdekur të hënën, ndërsa e dyshuara ka rrëfyer krimin, njoftoi policia.
Sipas autoriteteve, një thikë xhepi – që besohet të jetë arma e krimit – u gjet në posedim të adoleshentes. Hetuesit theksuan se nuk ka pasur kontakt paraprak mes vajzës dhe viktimës, ndërsa motivi mbetet ende i paqartë.
Gruaja kishte pësuar plagë të rënda therëse dhe prerëse. Pas një informacioni të marrë, policia arriti të identifikojë të dyshuarën, e cila u gjet në një strukturë të mbikëqyrur dhe u arrestua. Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale ka nisur hetime të gjera për zbardhjen e plotë të rastit.

