Nis takimin me partitë politike në Presidencën e Kosovës, mungon Albin Kurti

251

Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me partitë politike, pak orë pasi kryetarja e shtetit shpërndahu Kuvendin dhe shpalli zgjedhjet e reja në Kosovë. Raportohet se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti, nuk është i pranishëm në takim.

Gjithashtu të pranishëm nuk janë as partitë e vogla që janë në koalicion me Vetëvendosjen. Pozitivisht ftesës i janë përgjigjur Bedri Hamza, kryetar i PDK, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK, Ramush Haradinaj, kryetar i AAK dhe partitë e tjera opozitare të vogla.

Comments are closed.