Vedat Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcës, thyen rekordin e Samuel Eto’o
Sulmuesi Vedat Muriqi ka arritur objektivin për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcës.
Me dy golat e shënuar ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi ka arritur në kuotën e 55 golave me fanellën e klubit spanjoll, duke kaluar legjendën Samuel Eto’o.
Ish-ylli i Barcelonës e ka mbajtur për shumë vite këtë rekord, por tani Muriqi ka hyrë në historinë e Mallorcës si golashënuesi më i mirë i klubit.
“Muriqi është golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcës në La Liga”, ka shkruar ndër të tjera klubi spanjoll.
Ndërkohë, Muriqi është futur fuqishëm edhe në garën për “Këpucën e Artë” në Spanjë, pasi tani ka shënuar 21 gola, vetëm dy më pak se Kylian Mbappé i Real Madridit, ndërsa kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në fund të sezonit.
Kujtojmë se në rast fitoreje ndaj Rayo Vallecanos, ku Mallorca ishte në epërsi 2–0, skuadra do të ngjitej në vendin e 15-të me 34 pikë.


Comments are closed.