Amir Idrizi zgjidhet kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Sarajit

139

Në vazhdim të mbledhjes së 8-të të Këshillit Komunal të Komunës së Sarajit, pas shkarkimit të Iljaz Veselit, është zgjedhur kryetari i ri i këshillit.

Amir Idrizi, nga koalicioni VLEN, ka marrë mbështetjen e shumicës së këshilltarëve dhe është zgjedhur në krye të Këshillit Komunal.

Idrizi më herët ushtronte funksionin e zëvendëskryetarit të Komunës së Sarajit, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale ishte bartës liste për këshilltarë nga koalicioni VLEN./Zyrtare.net/

Comments are closed.