Shkëndija e Haraçinës mposhti 5:0 Pobedën
Pas 25 xhirove të zhvilluara në Ligën e Dytë të futbollit në Maqedoni, nuk ka ndryshime në krye të tabelës, pasi të gjitha ekipet që synojnë ngjitjen në renditje i arsyetuan rolet dhe fituan pikët, transmeton TV21.
Shkëndija e Haraçinës ishte bindëse kundër Pobedës, duke fituar 5-0 në Maxhari, me çka skuadra nga Prilepi edhe matematikisht ra në një kategori më të ulët.
Bregallnica mbetet një hap para konkurrencës, edhe pse deri te fitorja erdhi me vështirësi. Në transfertë ndaj Detonitit fitoi minimalisht 0-1. Ohri e deklasoi Prespën me 6-1 në fushë vendase.
Skopje gjithashtu dërgoi mesazh të qartë në garën për kreun, duke triumfuar me rezultat të thellë 7-0 kundër Kamenica Sasa.
Osogova arriti tri pikë të reja kundër Teteksit (2-1), ndërsa Bellasica dhe Kozhufi barazuan pa gola (0-0).
Slloga Vinica dhe Vardar Negotino barazuan 3-3, rezultat që nuk i mjaftoi vendasve për të shmangur rënien në një rang më të ulët./TV21


Comments are closed.