Laboratori i drogës në Pejë, Prokuroria del me detaje të reja

130

Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës kanë realizuar një aksion në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës.

Gjatë këtij aksioni është zbuluar dhe shkatërruar një laborator për prodhimin e narkotikëve të llojit Kanabis sativa.

Në kuadër të operacionit anti-drogë të planit operativë “Stop drogave” janë sekuestruar gjithsej 91 bimë narkotike të llojit Kanabis sativa, pajisje të sofistikuara për prodhimin e narkotikëve, një armë zjarri, si dhe është konstatuar kyçje ilegale në rrjetin elektrik për funksionimin e këtyre pajisjeve në kuadër të veprimtarisë së kundërligjshme.

Policia e Kosovës gjatë aksionit ka arrestuar një person të dyshuar, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, me autorizim të prokurorit të shtetit, njësitet përkatëse policore kanë sekuestruar dhe më pas asgjësuar 91 bimët narkotike, ndërsa provat e tjera të sekuestruara do të shërbejnë në procedurën penale.

Comments are closed.