Barcelona po vuan dhe kjo duket, por do t’a nis edhe një sezon tjetër, të dytin me rradhë me vështirësi.Ndeshja hapëse e kampionatit ndaj Betis e gjen më keq se kurrë-të lënduar.Nryshimet e mëdha, ikja e Neymar dhe lëndimi i Suarez si dhe mosblerja e asnjë lojtari deri në këto momente e thellojnë krizën transmeton Faktiditor.ch.
Valverde e nisi keq në Superkupë ndaj Rivalit Real Madrid që Barcelona e mundte shumë herë viteve të fundit, por ajo humbje ndryshoi gjërat tashmë.
Shumë lojtarë për të zëvendësuar Neymar dhe asnjë i ardhur deri tani e bën të vështirë repartin e sulmit, aq më tepër kur Iniesta është plakur dhe Messi nuk ia del më dot vetëm në një sulm joproduktiv dhe me shumë zbrazërira.
Betis do jetë sprova e parë.Në rast humbjeje gjërat do vështirësohen më tepër,por edhe fitorja e Barçës nuk është se do mbarojë krizën që tashmë duket në horizont./Faktiditor.ch/.