LIKA: Kurban Bajrami, të reflektojë harmoni, solidaritet dhe mirëkuptim

252

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik – Qeveria e Republikës së Maqedonisë, të përcjell urimet tona për besimtarët myslimanë me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit.

Në prag të festës së sakrificës, përshëndes përzemërsisht myslimanët në Republikën e Maqedonisë dhe në mbarë botën. Në frymën e virtyteve dhe idealeve madhështore të kësaj feste, uroj që kjo ditë e mbarë të reflektojë nxitje të harmonisë, solidaritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë midis komuniteteve në shtetin tonë. Urime festa e Kurban Bajramit. Mbizotëroftë paqja dhe uniteti!

Hazbi Lika
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës
për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik

Comments