Kuvend, debat mbi interpelancën kundër Dimitrovit

280

Deputetët e opozitës kanë adresuar akuza të drejtpërdrejtë ndaj shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov, I cili sipas tyre, punon për karrierizëm dhe jo për interesa shtetërore. Gjatë interpelancës së ngritur ndaj tij në Kuvend, vetë Dimitrov u shfajësua nga këto akuza duke thënë se punon në të mirë të vendit.

Ideologjia e Ministrit, Nikolla Dimitrov është karrierizmi. Shikojeni biografinë e tij dhe do ta shihni se karriera gjithnjë ka qenë prioriteti i parë në ideologjinë e tij. Pa dallim cili është në qeveri, a është Lupço Georgievski, Branko Cërvenkovski, Nikolla Gruevski apo Zoran Zaev – deklaroi Antonio Milloshovski, Deputet i VMRO DPMNE-së.

Ju e përmendët ideologjinë time. Ideologjia ime është interesi i Republikës së MAqedonisë, ashtu sic unë e ndjej në pajtim me vetëdijen time – tha Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme .

Milloshovski kërkoi llogari nga Dimitrovi për Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë. Të tregojë nëse Dimitrov e kishte gënjyer kryeministrin, Zaev se versioni që qarkullonte ishte vetëm draft-versioni i parë i Marrëveshjes. Milloshovski madje tha se Marrëveshja e obligon Maqedoninë të kujdeset vetëm për maqedonasit në Bullgari që kanë shtetësi të Republikës së Maqedonisë, me çka shkelet obligimi kushtetues i vendit të kujdeset për të gjithë maqedonasit jashtë shtetit, pavarësisht a kanë ose jo shtetësi të Maqedonisë.

Më 14 korrik Dimitrov dha deklaratë për Reuters ku tha se marrëveshja midis Maqedonisë dhe Bulgarisë është nënshkruar. Më 18 korrik, 4 ditë pas asaj, e pyetëm kryeministrin Zaev në seancë të mbyllur se a është e vërtetë se atë që e shihnim atë ditë është nënshkruar ose kemi mundësi dicka të ndryshonim. Zaevi tha se është njoftuar nga ministri Dimitrov se ai nuk ishte teksti përfundimtar, se ajo ishte vetëm draft version – tha Antonio Milloshovski, Deputet i VMRO DPMNE-së.

Sa i përket Marrëveshjes me Bullgarinë Dimitrov tha se nuk kishte gënjyer dhe se kishte qenë transparent gjatë gjithë procesit. Ai pranoi se marrëveshja nuk është ideale por se një marrëveshje ideale nuk ekziston.

Nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë dëshmoi se aty ku ka vullnet politik dhe ide për progres çështjet zgjidhen. Me marrëveshjen mbrohet interesat tona kryesore, krijohet klimë e re e mirëbesimit me Bullgarinë dhe hapen perspektiva konkrete për integrimin tonë më të shpejtë në NATO dhe BE – u shpreh Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme.

Deputetët e VMRO DPMNE-së kanë parashtruar interpelancë edhe për dy ministrat tjerë, atë të punës dhe politikës sociale, Milla Caroska dhe ministrit të bujqësisë, Lupco Nikollovski.

https://youtu.be/wN_ZZRwLQR8

Comments