A do ta mundë Shqipëria Italinë?-Kjo ishte përgjigjia e Carlo Ancelottit

343

 

14202888_10210021823803235_1658814552_o-470x221

Trajneri  italian, Carlo Ancelotti po qëndron në Shqipëri në promovimin e librit të tij autobiografik, teksa ka folur edhe për Kombëtaren Shqiptare, dhe paraqitjen e tyre në Euro 2016.

Ai foli per kombetaren shqiptare kur u ngacmua nga gazetari me nje pyetje, si eshte te punosh me skuadrat e vogla dhe Shqiperia si skuader e vogel a do ta mund Italine?

Ancelotti duke qeshur nuk u pergjigj pyetjes drejtperdrejte por deklaroi se Shqipëria ishte gjëja më e bukur që i ka ndodhur futbollit në Euro 2016.

Ai vleresoi punen e trajnerit De Biasi dhe tha se çdo skuader e vogel ka objektivat e saj por nuk ka objektiv te fitoj Ligen e Kampioneve.

 “E pashë mirë Shqipërinë, shumë mirë në grup, por sidomos në kualifikuese. Po flisnim pak ditë më parë në mbledhjen e trajnerëve në UEFA se gjëja e bukur e këtij Europiani ishin të vegjlit si Shqipëria. Sollën në Evropë një entuziazëm të madh dhe kjo është bukuria e futbollit. Në UEFA ka bërë përshtypje që fitoi Portugalia. Për ju, më vjen keq, pasi nëse barazonit ndeshjen e parë, do kalonit grupin”, deklaroi Ancelotti.
Comments