Ndahet nga jeta lideri më autoritar i Azisë


Një nga liderët më autoritar të Azisë, është ndarë nga jeta pas 27 vitesh në pushtet.
Bëhet fjalë për Presidentin e Uzbekistanit, Islam Karimov, i cili ka humbur jetën gjashtë ditë pasi u dërgua në spital për hemorragji në tru.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Karimov është konfirmuar nga Qeveria e Uzbekistanit. Ai ka ndërruar jetë në spital.
Karimov nuk ka një pasues të qartë. Në Uzbekistan nuk ka opozitë të ligjshme dhe media është e kontrolluar rreptësisht.
Një raporton i OKBsë e ka përshkruar torturën nën regjimin e tij si “sistematike”. /Syri.net