Ademi i LSDM-së në Tearcë kërkon vota shqiptare. Ndërsa, flamuri shqiptar askund! (FOTO)

288
fresco
Ademi i LSDM-së në Tearcë kërkon vota shqiptare. Ndërsa, flamuri shqiptar askund! (FOTO)

midle

Anëtari i kryesisë së LSDM-së Edmond Ademi sonte ka qëndruar në Tearcë ku pritet të rivotohet ditën e diell. Në këtë rivotim në Tearcë votat shqiptare janë vendimmarrëse andaj edhe dy partitë maqedonase janë duke bërë çmos në këtë vendvotim për të fituar. Siç shihet Ademi edhe pse shqiptarët janë vendimmarrës mungon flamuri shqiptar në këtë takim, andaj partitë maqedonase shqiptarët i duan vetëm si votues, e jo si njerëz, njofton Tetovasot.

Dallimi mes VMRO-së dhe LSDM-së është 307 vota dhe nëse shqiptarët vendosin që t’ia japin LSDM-së atëherë mundet që numri i deputetëve të VMRO-së të bëhet 50 dhe i LSDM-së 50.

Partitë shqiptare ende nuk kanë deklaruar se cilën parti do ta përkrahin pasi numri i deputetëve shqiptarë pas rivotimit në Tearcë nuk ndryshon.

Në zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016, subjektet politike ose koalicionet që garuan në zgjedhje, në këtë vendvotim morën vota si në tabelën më poshtë:

Nr Subjekti Politik Votav në vendvotimin 2011
1 VMRO 91
2 PDSH 64
3 BDI 53
4 LSDM 87
5 LRPDSH 25
6 BESA 65
7 Tjera 2
8 Të pavlefshme 17
Gjithësejt: 404
Numri i votuesve: 714
Përqindja e daljes: 56.58%

 

Comments