Agim Bahtiri apel pozitës dhe opozitës: Bëhuni bashkë, situata asnjëherë nuk ka qenë më serioze

122

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, i cili tha se ky veprim po e dëshmon edhe njëherë qëllimin e qartë të Vuçiqit për destabilizim të situates në veri të vendit.

Bahtiri përmes një shkrimi në Facebook ka apeluar pozitën dhe opozitën që të bëhen bashkë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave shtetërore.

Moebel THEMA

“Bëj apel tek të gjithë, pozitë dhe opozitë, që të bëhemi bashkë e t’i lëmë anash ndasitë partiake, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave shtetërore, sepse ndarjet nuk na bëjnë nder asnjërit prej nesh”.

Ai shtoi se “Situata asnjëherë nuk ka qenë më serioze andaj çdo thyerje dhe pengesë që ne i bëjmë njëri-tjetrit do të na kushtojë me plotësimin e dëshirës së kahmotshme të Vuçiqit dhe Listes Serbe, të cilët me çdo kusht dëshirojnë që në vendin tonë të mos ketë stabilitet e as shtet”.

Comments