Akrapoviç dhe Hasani:Jemi gati për gjithçka

186

Moebel THEMA

buba

Nga Mlada Boleslvav, Reshat Ibrahimi

Të mërkurën, me fillim prej orës 18:40 minuta në ambientet e klubit të futbollit Mlada Boleslav, Shkëndija ka mbjtur preskonferencë zyrtare para gazetarëve vendor dhe nga Maqedonia.
Trajneri i Shkëndijës dhe kapiteni Ferhan Hasani besojnë se ekipi ka të gjitha kushtet që të shënojë rezultat pozitiv edhe në ndeshjen kthyese, kundër Mlada Boleslav.

“Na pret një ndeshje e vështirë. E kishim vështirë ndaj ekipit të Mlada Boleslavit në pjesën e parë. E dijmë se cilat gabime i kishim në ndeshjen e parë, posaqërisht në pjesën e parë. Kemi analizuar ndeshjen dhe sfidën ndaj Liberecit dhe kemi evidentuar të gjthë gabmet. Koha është ideale dhe mezi presim që të fillojë ndeshja. Sa i përket taktikës mendojë se defanziva e sigurt dhe vendosja e stilit tonë të njohur që ka sjellë rezultate, do të jenë shtyllat tona të sigurta. Nuk frikësohemi nga askush. Ata sjellin pressing, ashtu që duhet të kemi kujdes në lëvizjen vertikale. Kemi mësuar nga gabimet tona dhe do të bëjmë cmos që të vazhdojmë në këtë mënyrë. Neve nuk kanë dhënë asnjë gol në tre ndeshje, dhe kjo do të jetë një lajm i mirë për ne  pasi besojmë se jemi një ekip kompaktë. Si ekip I kemi menduar vazhdimet dhe penalltitë. Pra jemi gati për gjithcka”, Bruno Akrapovic, trajner i KF Shkëndija.
“Jemi këtu për të luajtur ndeshjen e dytë. Do të jetë ndeshje e vështirë nëse lujnë si në pjesnë e parë në Shkup. Shpresojë se me angazhim maksimal të futbollistëve do të kalojmë këtë raund. Jemi një ekip kualitativë dhe neser me një rezultat pozitiv do të kalojmë në raundin tjetër. Mlada Boleslav është ekipi i fortë. Luajnë lojë sulmues dhe në terren janë si një ekip kompaktë, mirëpo ne kemi ardhur për të luajtur futboll. Është rrezik të mbrohesh gjatë 90 mnutave. Shkëndija luan futboll modern dhe nuk ka frikë nga askush. Ardhja e Ballistëve do të jetë një motiv shtesë për ne”, Ferhan Hasani, sulmues i KF Shkëndija. Ndeshja Mlada-Boleslav-Shkëndija do të luhet të enjten me fillim prej orës 19:00./lajm

Comments