“Çmenden” tifozët e “Napolit”, mijëra komente ofenduese ndaj Higuainit (FOTO)

Sulmuesi i ri i Juventusit, Gonzalo Higuain është kthyer aktiv në rrjetet sociale pasi së fundmi ka postuar në ‘Instagram’ një foto me lojtarët e ‘Zonjës së Vjetër’.
Ajo që bie në sy janë komentet pafund, mijëra prej të cilave janë nga tifozët e Napolit të cilët fyejnë dhe ofendojnë argjentinasin.
“Bateria e smartphone tuaj ju do të jetë rraskapitur në vetëm disa minuta. Një mesatare prej më shumë se 1 mijë komente në orë, ku shumë prej tyre janë ofenduese pasi tifozët e Napolit ndihen të tradhtuar”, shkruan ‘Corriere Dello Sport’, raporton Syri.net.
Pipita u transferua te Juventus e cila pagoi klauzolën e lirimit prej 90 milionë eurosh./Syri.net