Aksident i rëndë në Orllan, një i vdekur

476

Një person ka humbur jetën pas një vetëaksidenti me traktor në Orllan të Podujevës

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 22.07.2020 rreth orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident (vet-aksident) trafiku në fshatin Orllan të Podujevës. Dyshohet se një traktor është rrokullisur dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda një personi mashkull. I njëjti është dërguar në emergjencën e Podujevës, aty ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Njësitë policore janë duke e trajtuar rastin”, ka thënë Bajrami.

Comments