Gjermania vendos testim të detyrueshëm për Kovid-19 për udhëtarët nga vendet me rrezik të lartë
Udhëtarët që hyjnë në Gjermani nga vendet me rrezik të lartë duhet të testohen për koronavirus në aeroport, vendosën kështu ministrat shtetëror gjermanë të shëndetësisë.
Ministrat sot mbajtën takim onlajn në të cilin u pajtuan për testet e obligueshme.
Deri më tani, udhëtarët nga vendet me rrezik të lartë është dashur të vetizolohen 14 ditë, edhe pse masa vështirë është zbatuar. Instituti Robert Koh, agjencia gjermane për kontroll të sëmundjeve, për momentin si të rrezikshme i konsideron shumicën e vendeve të huaja.
Njerëzit të cilët hyjnë në Gjermani nga vendet me rrezik të ulët, si Franca, Spanja, Greqia dhe pjesa më e madhe e BE-së, nuk do të duhej të testohen sipas rregullores së re.

