Aksident në Klinë, përplasen dy automjete
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pataqan të Klinës.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë një kamionet i punëtorëve ndërtimorë dhe një veturë.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/

