Aksident në Velipojë, nëna lind fëmijën pas përplasjes së makinave


Një aksident që për fat të mirë nuk ka sjellë viktima ka ndodhur pasditen e djeshme në Shkodër.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në Velipojë. Në njërën prej tyre udhëtonte një grua e cila ishte shtatzënë.

Burime nga policia thanë për Syri.net se, pas është vënë në pranga shoferi i njërës prej makinave, 25-vjeçari me inicialet A. Z.
Ndërkaq në makinën tjetër po udhëtonte një çift ku gruaja ishte shtatzënë. Në makinën e përplasur ndodhej gruaja e cila është nisur me urgjencë për në spital, për shkak të komplikacioneve.
Por pak orë më pas është mësuar se e reja me inicialet, E. V., kishte lindur dhe ndodhej në gjendje të mirë, bashkë me fëmijën e saj.
Siç duket në këtë rast ky aksident fatmirësisht solli një jetë të re