Ministria e Drejtësisë së Kosovës, e gatshme ta akuzojë Serbinë për gjenocid (VIDEO)

Ministria e Drejtësisë është e gatshme që në bazë të legjislacionit në fuqi të përgatisë padinë për gjenocid të Serbisë.
Për përgatitje të padisë do të konsultohen edhe ekspertë ndërkombëtarë.
Zyra për Informim e kësaj Ministrie ka thënë për Tribuna Channel se kjo do të bëhet në koordinim me institucionet e tjera, pa dhënë detaje se çka është bërë deri tash në këtë drejtim.