Aksidenti në Obiliq ku mbetën të lënduar dy fëmijë, policia jep detaje

285

Dy persona të moshës së mitur kanë pësuar lëndime trupore në një aksident në Obiliq mbrëmjen e së premtes.

Për moshën e të lënduarve ka raportuar KosovaPress. Ndërkaq, për Lajmi.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se të dy të miturit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe një automjet”, ka njoftuar ajo.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, vijon njoftimi i saj.

Sipas Ahmetit, me rastin po merret njësiti i trafikut. /Lajmi.net/

Comments are closed.