Nga një aksion treditor i Europol dhe Frontex janë arrestuar 58 persona në Ballkanin Perëndimor, duke sekuestruar edhe 48 armë zjarri.
Gjatë aksionit treditore (27-28-29 janar) të koordinuar nga Europol në Hagë janë zhvilluar kontrolle fizike në pikat e kalimit kufitar kryesisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë këtyre ditëve janë kontrolluar 246 000 subjekte, duke përfshirë 219 000 njerëz dhe 14 800 automjete.
Si rezultat i këtyre veprimeve, janë sekuestruar 48 armë zjarri, 833 copë municion, katër granata dore, rreth 500 gram eksploziv. Përveç kësaj, janë është konfiskuar edhe drogë në katër shtete, që kapin një sasi prej 505 kg marijuanë dhe 53 MDMA.
Në fushën e kontrabandës së mallrave, janë konfiskuar 765 pako cigare, 0.8 kg duhan dhe një automjet të vjedhur.
Në total, 58 persona janë arrestuar në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe 127 persona u ndaluan të hyjnë në pika të ndryshme kufitare.
Ndërkohë, janë identifikuar 6 raste të hyrjes së klandestinëve si dhe në 8 raste kanë pasur përpjekje për të përdorur viza apo dokumente të falsifikuara.
Sipas EUROPOL, vende pjesëmarrëse në këtë operacion të gjerë janë: Shqipëria, Belgjika, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, dhe Mbretëria e Bashkuar.
/Ora News/