Alarmi për bombë në Skoci, një i arrestuar
Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje pasditen e sotme efektivë të shumtë policie në zonën Lawnmarket në qendër të qytetit Edinburgut, në Skoci.
Një zëdhënës i Policisë skoceze tha se policia nisi një aksion, pasi ka marrë një njoftim shqetësues rreth orës 4 pasdite, ndërkohë që një person është vënë në pranga dhe situata u zgjidh ‘paqësisht’.
Një përdorues i Twitter, shkroi në rrjetit social se një burrë kishte një bombë të ngjitur në gjoksin e tij. /Syri.net/