Allen diskuton thellësisht me Kurtin: Kosova i përket BE-së e NATO-s, të zbatohen të gjitha marrëveshjet me Serbinë
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen tha se pati “diskutim të thellë” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Allen publiko në “X” fotografi nga ky takim, ndërsa shkroi se “Kosova i përket BE-së dhe NATO-s”, duke përmendur kërkesën për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë, raporton Gazeta Express.
“Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Allen.


Comments are closed.