Ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni: Shumë shpejtë të formohet qeveria e re



Në ditën e zgjedhjeve kam qenë e angazhuar si vëzhgues dhe vlerësimi im është se zgjedhjet në vendet ku kam qenë unë kanë kaluar qetë dhe në mënyrë korrekte dhe në një atmosferë demokratike, theksoi ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, Sibil Zuter Tehada, transmeton TetovaSot.
Gjatë kohës së qëndrimit të saj në Manastir ajo theksoi se pret që shumë shpejtë të formohet qeveria e re e Maqedonisë.
“Nuk dua ta komenton rezultatin e zgjedhjeve dhe shpresoj se shumë shpejtë do të formohet qeveria e re e cila do të vazhdoje me zgjidhjen e problemeve, ndërsa kriza që është duke zgjatur disa vite të tejkalohet”, deklaroi ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni.