Arkani është takuar në Dibër të Maqedonisë me ministra të Shqipërisë

437

Arkani është takuar në Dibër të Maqedonisë me ministra të Shqipërisë

(FILES) A file picture dated October 1995 taken in Prijedor, 50km from Banja Luka shows former leader of a Serbian paramilitary group Zeljko Raznatovic better known as Arkan. A tribunal in Belgrade condemned 09 October 2006 to 30 years of prison Dobrosav Gavric, Milan Djurisic and Dragan Nikolic for the murder of Arkan in January 2001 at the Intercontinental hotel in Belgrade. AFP PHOTO/FILES/DRAGO VEJNOVIC (Photo credit should read DRAGO VEJNOVIC/AFP/Getty Images)

Njëherësh ai thotë se dhe Remzi Hoxha u përndoq në atë mënyrë pasi me sa duket dinte më shumë se sa duhej. Klosi nënvizon se UDB kishte spiunët e saj në Shqipëri, ndërkohë që në lidhje me hapjen e dosjeve ai thotë se duhet të veprohet sipas modelit të përdorur në Gjermani

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” ka deklaruar se takimi mes ish-kryetarit të SHIK-ut shqiptar Gazidede dhe kreut të forcave paramiltare serbe, Arkan, është zhvilluar në Dibër të Madhe. Njëherësh ai thotë se dhe Remzi Hoxha u përndoq në atë mënyrë pasi me sa duket dinte më shumë se sa duhej. Klosi nënvizon se UDB kishte spiunët e saj në Shqipëri, ndërkohë që në lidhje me hapjen e dosjeve ai thotë se duhet të veprohet sipas modelit të përdorur në Gjermani.

Ka shpërthyer debati në lidhje me dosjet e shërbimeve sekrete të huaja. Më konkretisht, ka pasur spiunë të UDB në Shqipëri?

Sigurisht që kemi pasur bashkëpuntorë të UDB Jugosllave në Shqipëri. Por është vështirë që të identifikohen, përderisa nuk janë bërë të ditur publikisht. Por natyrisht që ka pasur.

Po në radhët e politikës ka pasur spiunë të agjencive të huaja?

Në radhët e politikës është e vështirë të thuash se ka pasur bashkëpuntorë të shërbimeve sekrete të huaja. Pasi nuk kanë qënë ndonjëherë akuza serioze dhe në këtë fushë asnjë nuk mund të thotë me siguri nëse ka ose nuk ka ish-bashkëpuntorë. Natyrisht shërbimi ynë ka ndjekur plot njerëz që dyshoheshin si agjentë të shërbimeve të huaja sekrete. Por nuk është e thjeshtë të thuash se kanë qënë të tillë dhe ata që ne i kemi ndjekur si të dyshuar. Gjë shumë e rrallë që ta kapësh në flagrancë dhe të vertetohet saktësisht nëse është i sigurimit të huaj, apo mbetet thjeshtë një i dyshuar dhe punohet për të siguruar të dhënat e mjaftueshme për të vërtetuar nëse dyshimet janë të sakta.

S’është e thjeshtë ta nxjerrësh para gjyqit, aq më tepër ta nxjerrësh fajtor. Deputeti Balla pretendon se ka një dokument…?

Lexova sot në gazetë diçka në lidhje me këtë fakt. Por mund të them se kaq është fare pak, pasi duhen dokumenta dhe elementë të tjerë më konkretë për të qënë më i plotë në atë që kërkon.

Po debatohet shumë për një takim të kahershëm të Arkan me Gazideden në Dibër të Madhe, sa të vërteta janë këto?

Takimi ka qënë shumë i vërtetë. Remzi Hoxha e ka pas ditur këtë ngjarje. Është plotësisht i vërtetë dhe e di nga burimi i kontaktit. Takimi është zhvilluar, këtë e di me siguri. Por mendoj se në këto kohë këto janë tema që s’të çojnë asgjëkundi. Nuk vërtetohet asnjëherë në mënyrë precize.

Djali i Remzi Hoxhës ka hedhur akuza se i ati u vra pikërisht se ka qënë në dijeni të këtij takimi dhe shumë të tjerave…?

Kam dyshimet e mia që Remziu ka ditur gjëra që s’duhej t’i dinte ndaj ndodhi përndjekja dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Çështja e dosjeve ka shkaktuar sërish debat, duhet të hapen?

Hapja e dosjeve s’ka asnjë kuptim. S’ka për ta dalë asgjë që do t’i shërbente klimës politike e shoqërore në vend. Duhej të ishin hapur me kohë, nuk u bë, tani lëreni. Ose të përdoret varianti si në Gjermani që gjithkush të shohë dosjen e vet. Nëse bëhet kështu më duket normale, sepse është më mirë të qetësohen disa njerëz që kanë vuajtur, ndaj dhe duhen të hapen në këtë mënyrë. /Tetova1/

Comments