Arratisje spektakolare nga rajoni i policisë (VIDEO)

211

Moebel THEMA

Ky është momenti befasues, kur një person i dyshuar për vrasje arratiset në mënyrë spektakolare nga rajoni i policisë në Las Vegas.

Alonso Perez me pranga në duar ishte mbyllur në një dhomë, ku do të merrej në pyetje. 25-vjecari dyshohet si autor i vrasjes së 30-vjeçarit Mohammed Robinson.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë shihet si i riu ka arritur të këpusë prangat, duke i ka përdredhur aq fortë sa arriti ta këpusë.

Më pas Alonso Perez ka parë vërdallë për të gjetur një mënyrë arratisjeje. Ai ngjitet në një karrige, që ndodhej aty pranë dhe arriti të dalë nëpërmjet tavanit.

Edhe pse me zinxhir në këmbë Alonso ka arritur të ikë të marr një kamion e ambientet e policisë dhe të arratiset. Gjithsesi mundimi i 25-vjecarit shkoi kot, sepse të martën, pas një dite arratije, ai është riarrestuar nga forcat e policisë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=uNeVwhARyws

Comments