Arrestohen gjashtë persona në Dardani për “vrasje në tentativë”

336
fresco

Image result for arrestimet

midle

Në lagjen Dardania të Prishtinës, Policia e Kosovës dje rreth orës 16:18, ka arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj, shqiptarë të Kosovës, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje si pasojë e një zënke të mëhershme, rast të cilin Policia e ka cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

“Si pasojë, lëndime të rënda ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar i përfshirë në rrahje, i cili është duke u trajtuar në QKUK e po ashtu lëndime kanë pësuar edhe të dyshuarit e përfshirë në rast të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e kanë konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Comments