Arrestohen vëllezërit që dëmtuan kabllot e pompave të ujësjellësit

251
uje_2417

Moebel THEMA

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Maxharre të Malishevës, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, vëllezër, pasi që të njëjtit kanë dëmtuar rreth 500 m kabllo, e cila furnizonte pompat e ujësjellësit të fshatit.

Në njoftim të Policisë thuhet se njësitet policore gjatë konfiskimit të kabllos, kanë hasur në rezistencë dhe kanosje me armë zjarri nga të dyshuarit.

“Njësitet policore nga të dyshuarit kanë konfiskuar një armë të gjatë pushkë-mitraloz, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, vazhdon njoftimi.

Comments