Arrestohet “xhihadisti” që planifikoi të vriste presidentin Obama

263

 

Personi-që-tentoi-të-sulmojë-Kongresin-Amerikan-650x358

Një i ri nga Ohiao, i cili synonte që përmes përdorimit të bombave cilindrike të sulmonte Kongresin amerikan, qytetarët dhe presidentin Barak Obama në vitin 2015, gjatë fjalimit të tij vjetor, është arrestuar, kanë njoftuar autoritetet amerikane.

Komploti u zbulua kur Kristofer Lee Cornell, 22-vjec, ka dalë para gjykatës për akuzat si mbështetja e një organizate terroriste dhe tentimi për vrasjen e zyrtarëve amerikanë. Prokurorët kanë anuluar akuzën e katërt dhe kërkojnë dënimin e tij me 30 vjet burgim.

Cornell u arrestua nga FBI në janar të vitit 2015, pas blerjes së dy pushkëve gjysmë-automatike dhe 600 fishekëve në një dyqan armësh në Kinikuti. Para arrestimit, Cornell kishte shpërndarë mesazhe në rrjetet sociale, ku kishte shkruar se synon të kryejë xhihad të dhunshëm dhe kishte postuar video duke përkrahur grupin terrorist ISIS.

Comments