Greqia dhe Maqedonia kanë arritur një marrëveshje sa i takon çështjes së emrit të fqinjit verior të Greqisë. Ministria e jashtme helene bën me dije se kryediplomati Nikos Kotzias ka theksuar pas takimit me homologun e tij Dimitrov në Bruksel se dy krerët e diplomacisë së të dy vendeve kanë mbaruar misionin e tyre me atë çka kishin marrë përsipër nga dy kryeministrat.
“Sot ose ndoshta nesër, do të vazhdojë negocimi në nivel ekspertësh për çështjet teknike dhe ligjore me të cilat duhet të përballen. Pasi të kenë përfunduar dhe pasi të zgjidhen çështjet teknike dhe ligjore, dokumentet e hartuara në nivelin e Ministrave të Jashtëm do t’u jepen dy kryeministrave, të cilët do të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe do të formulojnë marrëveshjen përfundimtare”, ka deklaruar Nikos Kotzias.
Mësohet se në tavolinë janë tre opsione finale për emrin e ri të Maqedonisë, të cilat janë: Severna Makedonija (Maqedonia e Veriut ), por nuk mohojnë edhe dy variantet e tjera Maqedonia e Epërme (Gorna Makedonija) dhe Maqedonia e Re (Nova Makedonija).


Comments are closed.