Artan Fuga-Lelës: Punëtor i opiumit, bëji të fala edhe Henrit…dhe jo vetëm nga unë
Shkruan Artan Fuga
Një person, Alfred Lela, që deklarohet te Mapo, qenka mërzitur se unë i paskam quajtur vendin e punës, atje ku ai fiton ndershmërisht rrogën e tij, si media që mbron hashashin…
Që një gazetar të mos dijë të shkruajë dhe të arsyetojë, kjo nuk me habit. Por që një gazetar të mos dije as të lexojë, kjo më bën të vë duart në kokë.
Kjo është vërtet e hashashme…
Unë nuk e lexoj kurrë atë gazetë ku ai dergjet, edhe po të më paguajnë nuk pranoj ta lexoj, madje edhe në burg po të isha, ku nuk do të kisha çfare të bëja gjithë ditën, nuk do ta përdorja për lexim. Shije personale….Si ta quaj se mbron hahashin… Ku ta di unë?
Madje nuk e di se kush e lexon? A i deklaron kopjet e shitura? Sa janë more aman? Këtë na trego Lela. A i tregon nga i merr fondet? Kush e paguan ? Sa fonde vijnë nga blerjet e lexuesit?
Bëji njëherë këto thuaji padronit tënd Lela, dhe pastaj flasim për opium, hashash, fara luledielli, dhe erëza të tjera.
Sa për personin Alfred Lela, duke ja respektuar dinjitetin si çdo qenieje humane, unë nuk i jap atij kënaqësinë të debatoj me të sepse përfytyroj se ai është i detyruar të reagojë në atë mënyrë.
Debatin dhe betejën e kam me tjetër njeri, me të tjerë njerëz, nuk e kam kohen të tepërt të merrem me debate te kota.
Do t’i drejtohem edhe atij individi shumë shpejt për t’i treguar disa gjera që ka filluar t’i harrojë.
Nuk me tërheq dot ti si Skënderbeu turqit në një debat që të më harxhojë kohë dhe mund. Harroje këtë sepse shefave të tu unë ua kam mësuar dikur si ta bëjnë këtë teknike dhe puna është se janë të paaftë ta bëjnë si duhet.
Me këtë rast, i them vetëm se edhe media, në disa raste, kur ndërtohet keq, është opium… Por, ndodh që punëtoret e opiumit, nuk e dinë se çfarë bëjnë, ose ja fshehin edhe vetes.
Por, mos e ngatërrojë me hashashin, se tregon padije të madhe… Por, se mos është vetëm kjo që ngatërron Lela.
Suksese Alfred, dhe faleminderit se më bërë të qesh sot. Po të kesh kohë bëji të fala edhe Henrit…dhe jo vetëm nga unë.