Avioni ushtarak zvicerian humb në Alpe

247

Një avion luftarak i forcave ajrore zvicerane që ishte duke fluturuar në Alpe është zhdukur të hënën pasdite, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes së Zvicrës.

“Hetimi ka filluar menjëherë. Tani për tani nuk dihet çka ka ndodhur me pilotin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Aeroplani F/A-18 C, konsiderohet i zhdukur që nga ora 18.30 sipas kohës lokale.

 Në korrik dy gjuajtës zviceranë të tipit Tiger F-5E  janë përplasur gjatë fluturimit në Holandë dhe njëri  prej tyre u dogj.

Aeroplani i tipit F/A-8 i ushtrisë zvicerane është përplasur në male në qendër të Zvicrës në vitin 2013 ku vdiqën dy persona.

Comments