Banorët e Haraçinës kërkojnë Bastri Bajramin të rikandidohet për kryetar Komune të Haraçinës

373

Banorët e Haraçinës së Shkupit, kërkojnë që ish-kryetari i Komunës së Haraçinës, Basri Bajrami të rikandidohet për të marrë timonin e kësaj komune në zgjedhjet lokale të tetorit, transmeton Zhurnal.mk.

Sipas banorëve të Haraçinës, Bajrami në mandatin e tij të parë si kryetar komune ka qenë mjaftë i sukseshëm edhe pse asnjëherë nuk pati mbështetjen e partive në pushtet BDI-VMRO-DPMNE.

Ai madje në zgjedhjet lokale të viti 2013 u rikandidua si kandidatë i pavarur edhe për një mandat por për një numër të vogël votash humbi betejen me kandidatin e BDI-së, kryetarin aktual të Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi.

Gjatë kohës së qeverisjes së Komunës së Haraçinës nga ana e Bajramit, dise herë ju patë premtuar nga funksionarë të atëhershëm të BDI-së se do të zgjidhin edhe problemin e kanalizimit fekal në këtë vendbanim por një gjë e till nuk ndodhi. Edhe përkundër kësaj Bajrami bënte përpjekje maksimale që të realizojë projekte të shumta. Ai duke shfrytëzuar fonde të ndryshme realizojë një numër të konsiderueshëm projektesh të cilët sot e kësaj dite po jetësohen.

Të paknaqur nga puna e kryetarit aktual të KOmunës së Haracinës, Brahim Ajvazi, haraçinasit kërkojnë që të rikthehet siç thonë ata “shpresa”, njeriu i punës dhe projeketev Basri Bajrami si kryetar komune.

“Besojm se me ardhjen e Bastri Bajramit në krye të komunës edhe problemi i kanalizimit fekal por edhe shumë projekte tjera do të realizohen”, thonë qytetarë të Haraçinës.

Comments