Banorët e Hasanbegut në mjerim, institucionet në “gjumë” (VIDEO)

178

Moebel THEMA

hasanbeg

Banorët e Hasanbegut vazhdojë jetën në mjerim pa kurrfarë ndihme institucionale. Ekipi i televizionit Alsat M ka vizituar disa familje në shtëpitë e tyre pothuajse të rrënuara. Me fëmijë të vegjël dhe në kushte shumë të rënda, familja Kadriu po jeton në tavanin e shtëpisë pasi ende nuk ka marrë asnjë ndihmë për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e 6 gushtit.

“Kam jetuar tek vëllezërit tek motra dhe tani për momentin janë duke jetuar këtu , dhe natën e kaloj tek vëllezërit ndërsa ditën jetojë këtu, duhet të punoj diçka , mundohem të punoj diçka për bajram të hy në shtëpi të kem diçka . shteti s’na ka dhënë asgjë as at 30 mijë denari s’na ka dhanë asgjë s’na kanë dhanë , nga njerëzit çka kanë ardhur se nga shteti s’kemi asgjë . nuk mund të paramendoj dhe nuk shpresoj se shteti do të na paguaj këtë dëm çka e kemi pasur”, u shpreh një banor i Hasanbegut.

Në mungesë të ndihmës institucionale banorët me forca vetanake kanë filluar të meremetojnë disa dëme të vogla sa për tu kthyer në shtëpië e tyre. Ramadan Kadriu, një banorë tjerë i Hasanbegut thotë se e ka patjetër të kthehet në shtëpinë e tij të dëmtuar, pasi nuk ka ku të jetoj dhe për shkak të kushteve të rënda ekonomike nuk ka mundësi të vendoset në shtëpi me qira.

”Gjendja ka qenë shume e keqe e kemi pastruar e lyejnë mos infektohemi me pak ndihma çka na kanë dhënë , jemi duke jetuar me ndihmat ç’na kanë dhënë njerëzit në rrugë , prej shteti s’kemi marr asgjë i kemi shkruar të dhënat , ndërsa akoma s’na kanë dhënë asgjë, në një dhomë gatuaj në një dhomë jemi duke flet . Mendoj se do të marrim diçka po është shumë vështirë, në këtë gjendje çka është shtetin është pak vështirë. Është vështirë të jetosh këtu nga vërshimet çka kanë qenë është shumë vështirë që të jetoshë kështu”, tha një banor tjetër.

Përveç shtëpive të dëmtuara, banorët kanë probleme edhe me infrastrukturën. Gjatë pastrimit të kanaleve, shumë punë janë lënë përgjysmë. Disa gypa të kanalizimit kanë ngelur mbi gjysmë metër mbi tokë dhe përbëjnë pengesë për lëvizje.

“Ju e shihni edhe vetë se në çfarë lartësia janë lënë , mbi 50 cm , këtu as me veturë as në këmbë të hysh nuk mundesh dhe nga askush nuk janë parë deri më tani. mjaftë jemi të shktruar nga vërshimet dhe mundohen të na shkatrojn deri në fund, shteti po mundohn të na shktraon e shihni se nuk kemi ku të shkojmë”, deklaroi një banor.

Me fillimin e reshjeve dhe në prag të stinës së vjeshtës, jeta e banorëve të Hasanbegut është vështirësuar edhe më tepër. Ata kërkojnë që shteti të ndihmojë seriozisht zonat e përmbytura për të siguruar kushte minimale për jetë për banorët e këtyre vendbanimeve.

Comments