Banorët e Hasanbegut, të revoltuar me kompensimin

196
fresco

midle
Institucionet turke ndihmojnë në pastrimin e terrenit në Hasanbeg

Shtëpia e Bruhan Rizait nga Hasanbegu edhe pse ishte vlerësuar si e pabanueshme nga ana Komisionit për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e 6 gushtit, kompensimi që i është bërë kësaj familjeje kap vlerën e 3 mijë eurove. Pronari i shtëpisë i revoltuar, thekson se me këtë shumë nuk mund as ta lyej shtëpinë e lërë ta riparoj dhe ta bëj të banueshme për 8 anëtarët e familjes.
“Pas vlerësimit të dëmeve nuk jemi të kënaqur sepse nuk mund të kthehemi në shtëpinë tonë. Është paraparë të prishet shtëpia, kështu ka vlerësuar komisioni. Vetëm brenda bëhet më shumë se 4 mijë euro, pastaj gjërat tjera, as gjë nuk kemi arritur të shpëtojmë…Për momentin jemi në Shkup me qira, pagesën e kemi 250 euro, rrymën dhe ujin vet i paguajmë”, tha Burhan Rizai, banor i Hasanbegut. Ndërkohë Latif Mamuti ka hedhur themelin për një shtëpi të re, për shkak se e vjetra është rrënuar tërësisht nga uji. Ai shtëpinë e re po e ndërton me para hua dhe me ndihmën e
njerëzve human.
“Me ndihmën e tjetër kujt, me para borxh. Prej shtetit nuk kemi marr kurgjë. Vetëm 13 mijë denarë nga Kryqi i Kuq, tjetër nuk kemi marr. Dikush ka pas ma pak e i kanë dhanë pare më shumë, ai që ka pas më shumë dëm i kanë dhënë më pak, nuk është vlerësuar sikur që duhet. Jemi tu ndejt në konvikt ne, nuk kemi ku me ndejt”, u shpreh Latif Mamuti, banor i Hasanbegut. Por ka edhe shumë banorë të tjerë të cilët ende nuk kanë marr as avansin prej 500 eurosh.
“9.600 denarë i kam marr, 13.200 denarë të Kryqit të Kuq edhe 50 euro të VMRO-s, tjetër kurgjë nuk kam marr. Dëm kemi afër 2 mijë euro të mira. Dhomat i kam lyer pak, nuk kemi çka të bëjmë..Nuk është e drejtë po nuk ke çka bën, edhe ato të avansit 500 euro nuk i kemi
marr”, tha Qani Sulejmani, banor i Hasanbegut. Ndërsa Ejup Halimi, kryetar i komisionit për vlerësimin e dëmëve tha se deri tani janë kompensuar mbi 4 mijë familje. Ai gjithashtu shtoi se komisioni do të shqyrtojë gjitha ankesat e familjeve të pakënaqura rreth kompensimit të dëmeve. Sipas Halimit, nga fundi i muajit nëntor pritet të Þlloj edhe kompensimi i dëmëve bujqësore.

Comments