Festa e Halloween-it tmerron Chicagon, të paktën 10 të vdekur dhe 40 të plagosur

192
fresco

Festa e Halloween-it tmerron Chicagon, të paktën 10 të vdekur dhe 40 të plagosur

midle

Festa e Halloween-it ka qenë e tmerrshme për qytetin amerikan të Chicagos.

Raportohet për së paktën 10 persona të vrarë deri tani gjatë incidenteve të cilat ndodhën fundjavën që lamë pas, njofton Chicago Tribune.

39 persona të tjerë janë plagosur rëndë gjatë fundjavës në qytetin që vendoset në krye të listës së qyteteve të Amerikës për shkallën më të lartë të krimit. Chicago ishte vendi i disa incidenteve në rrugë, në bare e klube, dhe në disa qendra të tjera të frekuentuara në masë nga njerëzit.

Në prag të çdo feste në Chicago është e dukshme rritja e konsumimit të alkoolit dhe shkallës së krimit.

Edhe përkundër masave të shumta dhe të rrepta të sigurisë, forcat amerikanë të sigurisë e kanë të vështirë të vënë rregull në këto zona të qytetit, ku raportohet se nuk ka aspak ulje të shkallës së krimit. Vetëm nga fillimi I këtij viti e deri në fund të shtatorit, në Chicago janë vrarë më shumë se 600 persona.

Comments