Bashkimi Europian mesazh Kosovës: Fillimisht demarkacionin, pastaj liberalizimi

471
fresco
midle
Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Europian i dha mbështetje raportit të raportueses së posaçme të Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave me Kosovën, Tanja Fajon, por nuk i dha mandatin për fillimin e negociatave me Këshillin e Bashkimit Europian.
Me 24 vota pro dhe 25 kundër, Komiteti votoi kundër nisjen së këtyre bisedimeve për arritjen e marrëveshjes.
“Vetëm pas ratifikimit të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi dhe lejimit të krijimit të Asociacionit të komunave serbe, mund të fillohet puna për finalizimin e marrëveshjes për liberalizimin e vizave”,– ka thënë raportuesja e posaçme e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, e cila nuk ka shmangur edhe gjyqësorin e pavarur nga politika.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, u takua  me eurodeputeten, Tanja Fajon, e cila këtë qëndrim ia ka përcjellë edhe shefit të Diplomacisë kosovare.
Ministri për Eurointegrim, Bekim Çollaku, ndërkohë është optimist se pas punëve zinxhir që duhet t’i kryejë Kosova, PE do të hap rrugën e Shengenit. Megjithatë, ai theksoi se kushtëzimi i liberalizimit të vizave me Kosovën me çështjen e ratifikimit të Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare është krejtësisht i padrejtë dhe një kusht që nuk i është dhënë asnjë shteti tjetër që ka kaluar nëpër këtë proces.
Çollaku beson se spektri politik i Kosovës në mënyrë të matur do t’i japë përgjigje adekuate çështjes së demarkacionit. Nga kabineti i kryeministrit kanë bërë të ditur se projekt-ligji për demarkacion  do të kthehet në procedurë jo vetëm pse kjo është një nga kushtet për liberalizimin e vizave, por gjithsesi edhe pse kjo çështje është e ndërlidhur jetësisht me shtetndërtimin si çështje dhe proces.
Comments