Kalendari/ Ja ndeshja e radhës e Kombëtares Shqiptare

376
Kalendari/ Ja ndeshja e radhës e Kombëtares Shqiptare

 

Kombëtarja shqiptare fitoi 2-1 ndaj Maqedonisë në sfidën hapëse të kualifikueseve të Botërorit ‘Rusi 2018’.

Me një gol të Bekim Balajt kuqezinjtë morën tre pikë të vlefshme dhe renditen përkrah kryesuesve të Spanjës dhe Italisë.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të jetë më 6 tetor ku do të luajnë përballë Lihtenshtein ndërsa 3 ditë më vonë do të kenë një sfidë të vështirë ndaj Spanjës në “Loro Boriçi”.

Një grup i vështirë ky për kuqezinjtë të cilët do të synojnë vendin e tretë pasi dy vendet e para përjashto çdo surprizë të mundshme do të renditen Spanja dhe Italia, shkruan Syri.net.

Ky është kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë:

5 shtator 2016, ora 20:45 Shqipëri 2–1 Maqedoni
6 tetor 2016,  ora 20:45 Lihtenshtein – Shqipëri
9 tetor 2016, ora 20:45 Shqipëri – Spanja
12 nëntor 2016, ora 20:45 Shqipëri – Izrael
24 mars 2017, ora 20:45 Itali – Shqipëri
11 qershor 2017, ora 20:45  Izrael – Shqipëri
2 shtator 2017, ora 18:00  Shqipëri – Lihtenshtein
5 shtator 2017, ora 20:45 Maqedoni – Shqipëri
6 tetor 2017, ora 20:45 Spanjë – Shqipëri
9 tetor 2017, ora 20:45  Shqipëri – Itali

Comments